Babai i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi.
“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.
Kadri Veseli ndodhet në paraburgimin e Hagës, pasi ngritjes së akt-akuzës për të dhe krerët e tjerë të UÇK për krime lufte. Pak kohë më parë Veseli mori leje dhe ishte në Kosovë për të parë të atin, i cili ndodhej në spital. g.v/abcmews.al