Kadilli shpall kandidaturën për kryetar: Zgjedhjet u deformuan, Basha dështoi dhe duhet të largohet

schedule11:44 - 30 Prill, 2021

schedule 11:44 - 30 Prill, 2021

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka kërkuar edhe njëherë sot dorëheqjen e Lulzim Bashës, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Në një konferencë për mediat, Kadilli shpalli kandidaturën për kryetar të PD. Gjithashtu ai nuk mohoi se procesi zgjedhor është manipuluar, ndërsa shtoi se Basha dhe ekipi i tij dështuan.

Ai tha po ashtu se protesta para selisë për largimin e Bashës nuk i shërben interesit të demokratëve.

“Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarë nga blerja e votave te ndryshimi i Kodit. Provat individuale që do të publikohen së afërmi vetëm sa e provojnë fenomenin. Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.

Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik. Çdo tensionim nuk i shërben interesin të demokratëve. Barrikada para portës nga ku Luzlim Basha u betua se nuk dorëzohet është e tepërt. Kërkoj mirëkuptimin e demokratëve që janë të trishtuar. Jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar si kryetar. I kërkoj edhe njëherë Bashës dorëheqjen. Projekti i ekipit të tij u prodhua i pa aftë. E kam mbështetur nuk ia doli, nuk fitoi, nuk qe i zoti dështoi. Sot të gjithë mund të gjejnë justifikimin por jemi katër vjet në opozitë. Kush thërret ‘Rama ik’, nuk mund të thotë ‘Basha rri’.

Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD, kam kërkuar hapësira, por si njeri që ka hapësirën e vetëm në partinë e lirisë. Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe tu flasë anëtarëve nga selia,” deklaroi Kadilli. g.v/abcnews.al