Fatbardh Kadilli një ndër zërat kritikë që ishte në Kuvendin e Sali Berishës, mban të njëjtin qëndrim duke thënë se nga gara për kryetar të PD duhet të përjashtohet si ish-kryeministri ashtu edhe kreu i PD Lulzim Basha.
I vendosur, ai thotë se nëse do të zhvillohet Kuvendi i 22 marsit, do sigurohet që të ketë pjesëmarrje të madhe, për të zgjedhur lidership të ri.
“Nëse do bëhet një Kuvend me 22 mars do sigurohem që të jetë e gjithë PD. Unë edhe për 18 kam thënë do shkoj por mbase dhe nuk shkoj. Me 22 mars do zgjidhet një lidership i ri”, tha Kadilli.
Ish-ambasadori Agim Nesho e konsideroi Berishën një njeri përbashkues që mund të krijojnë entuziazëm.
“Pse duhet përjashtuar Berisha nga kjo garë? Në PD janë pesha të lehta, pra s’ka një njeri që të jetë përbashkues dhe të krijojë atë entuziazëm”, tha Nesho, duke ia drejtuar si pyetje Kadillit.
Ky i fundit tha se nëse vendosen parime të reja duhet të jenë njësoj si për Bashën ashtu edhe për Berishën.
“Berisha siç ka fitore ka dhe shumë humbje, madje më shumë. O e vendosim parimin dhe e respektojmë si për Bashën dhe Berishën, ose parimi nuk është parim. Ne po t’i zgjedhim liderët shpejt dhe shpesh krijojmë një lidership më serioz. Të mos mbetemi viktima të modelimit të Berishës. Ka burra dhe gra të ndershme PD sa të duam”, tha Kadilli. /abcnews.al

