Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka bërë njoftimin e rëndësishëm për qytetarët që kanë një objekt në proces legalizimi.
Për të tërhequr Faturën e Taksës së Infrasktrukturës tashmë qytetarët duhet të drejtohen pranë sporteleve të tatimeve në Bashkinë përkatëse.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ndërsa ka publikuar edhe listën me emrat e qytetarëve të cilat mund të drejtohen pranë sporteleve të tatimeve, për të kryer procedurat.
Gjithashtu bëhet me dije se mandati i pagesës duhet dërguar me postë në drejtorinë respektive.
https://www.facebook.com/Agjenciashteterorekadastres/posts/1877944362342117