Gazetarja Elisa Gjerani në një raportim për ABC News, tha se në qytetin e Elbasanit janë duke u bërë nderime për shkrimtarin e njohur.
Ndërsa qytetarët e intervistuar, thanë për ABC News se humbja e Kadaresë është e pazëvendësueshme.
“Ka dhe një libër përshtypjesh ku vizitorët mund të shkruajnë përshtypjet e tij për shkrimtarët. Më pas do të vendoset te biblioteka. Kjo sallë ka shërbyer për studiueset dhe studentët, edhe duke bërë analiza mes shkrimtarësh për veprat e Karadesë. Kishte një keqardhje nga qytetarët për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë.”, raportoi gazetarja.
“Për ikje të tilla si Ismail Kadare, fjalët janë të pakta. Ikje e tij është e pazëvendësueshme, pasi letërsia ka humbur gjeniun e letrave shqiptare”, u shpreh një qytetar.
Ndërsa një qytetar tjetër tha se “Ikja e tij është vetëm fizike, veprat e tij do të mbeten, lexohen dhe vlerësohen”.