Kacifas u vetëvra, gazetari i ABC: Shërbimet sekrete greke lajmëruan shqiptarët për ekstremistin

schedule11:29 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 11:29 - 17 Dhjetor, 2021

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat. I ftuar në studion  e ABC Live me Juli Xhokaxhi, gazetari i ABC Ferdinand Dervishi komenton deklaratat e familjarëve të cilët pretendojnë se djali i tyre u vra nga RENEA. Sipas tij, ka të drejtë të bëjë një deklaratë të tillë, pasi fillimisht versioni zyrtar ishte se i riu u vra nga forcat shqiptare.

Gazetari e ka cilësuar vendimin gjithashtu si një manovër zbutje, për gafën e madhe që është bërë fillimisht me lajmin e rremë.

“Nuk ka faj babai që thotë e djali ma vrau RENEA sepse kështu u tha, ishte version zyrtar, derisa e thotë kryeministri i gënjyer nga Ardi Veliu. Nuk ka faj babai. Por tani, sikur kjo të ishte bërë, sikur e vërteta të ishte thënë, qoftë edhe fotot të publikoheshin, gjërat do të kishin ndryshuar, tani nuk do kishim një ngjarje kaq të madhe. Unë mendoj se gjykata e Gjirokastrës është tërhequr që edhe njëherë prokuroria ta rishikojë këtë version. Unë besoj se kjo është një lojë për ta zbutur dhe mbuluar atë gafën e madhe. Besoj se këtu ka një manovër zbutje”, tha ai.

Dervishi sqaron më tej edhe gjetjet e ekspertizës ligjore, ku është zbuluar se plumbat janë të kallashnikovit dhe përjashtohen armët e RENEA-s.

“Kemi ditur që nga një të qëlluara ka qenë me puqitje të plotë, që tregon se ai i ka drejtuar automatikun vetes të shkrepur me breshëri. Në asnjë rast kur është i vendosur në breshëri nuk lëshon një, por dy. Shpjegohet që gazrat e nxjerrë nga tyta e armës në qitjen e parë e kanë shtyrë atë nga trupi i njeriut dhe qitja e dytë është bërë më lart. Kemi bërë edhe përjashtimin e RENEA-s dhe qëllon një nga një. Kështu ne përjashtuam snajperin e RENEA-s. Armët e tjera që filmuam atë ditë janë bereta që kanë fishekë shumë të hollë. Ndërkohë që na u tha se gjurmët janë klasike kallashnikovi. Kështu ishte ajo që shpjeguam”-deklaroi gazetari.

Sipas Dervishit menjëherë pas këtij vendimi të gjykatës do të ketë reagime nga pala greke për qëllime propagandistike. Gazetari zbulon se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ndrëkohë që në Greqi ishte qeveria e Aleksis Tsipras shërbimet sekrete greke kanë njoftuar ato shqiptare për Kacifasin, i cili i përkiste Agimit të Artë.

“Unë besoj se do të ketë reagime nga pala greke. Por kjo mund të bëhet vetëm për qëllime propagandistike. Ndërkohë që kam shumë besim që në kohën kur ka ndodhur ngjarja jam i bindur që shërbimet sekrete greke e dinin dhe kanë lajmëruar shërbimet sekrete shqiptare. Tsipras nuk e donte Agimin e Artë dhe ai ishte pjesë e Agimit të Artë. Nuk besoj se qeveria shqiptare jepte dot një version vetëvrasje. Ata kanë lënë një mjek grek të shikonte kufomën. Grekët i kanë pasur informatat që nuk kemi të bëjmë me një martir, por të Agimit të Arta. Por gjithsesi nota proteste ka pasur”, -sqaroi gazetari. g.v/abcnews.al