Salvador Kaçaj, ish-futbollisti i kombëtares, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Kur u pyet për trajnerin Reja dhe për stadiumin e ri, “Arena Kombëtare”, Kaçaj tha:
TRAJNERI – “Ky trajner nuk bën për Shqipërinë se është moshë e thyer. Do të dështojë dhe është i dështuar. Kjo kombëtare e ka brumin. Me gjithë respektin që kam për ty (drejtuar Rizës), ti ke komplimentuar Panuçin, kështu që mos fol”.
STADIUMI I RI – “Impianti i ri është një çështje tjetër. Çdo gjë e re është e bukur. Ne kemi pasur nevojë të bëjmë një stadium nga e para, si në Elbasan ose në Kosovë, “Fadil Vokrri”. Aty është bërë një bunker, jo stadium. Kam vetëm një pyetje: “I kujt është ai hoteli aty?” Nuk më pëlqen stadiumi, është një bunker i mbyllur. E mbyt kulla, e mbyt hoteli. Por unë do shkoj në stadium, se ai stadium është i imi”./abcnews.al