Kabina luksoze, palestër dhe pistë skish, super jahti 600 mln $ që duket se ka dalë nga imagjinata e Zhyl Vernit

schedule14:59 - 20 Maj, 2022

schedule 14:59 - 20 Maj, 2022

Një nga super jahtet më mbresëlënëse të viteve të fundit pritet të krijohet nga një ide e studios indiane të dizajnit të jahteve “Bhushan Poëar Design”

Bëhet fjalë për një varkë 110 metra e gjatë e quajtur Zion dhe ka sipas planit, një kube xhami që duket si një sy gjigant ose një “vrimë e zezë”. Në të njëjtën kohë, ka një platformë shikimi e cila ofron një pamje 360 ​​gradë duke dhënë mundësinë e vëzhgimit të detajuar të detit.

“Ideja jonë tërheq syrin me elegancën e saj moderne dhe befason pronarin”, thonë dizajnerët.

Do të ketë 10 kabina luksoze në bord dhe një suitë kryesore në kuvertën kryesore. Kuverta e poshtme do të përbëhet nga një ambient palestër, ndërsa do të ketë edhe tarraca të palosshme. Në të njëjtën kohë, është planifikuar të krijohet një ski dhe lodra të tjera uji.

Ai vlerësohet nga 500 milionë deri në 600 milionë dollarë. Edhe pse jahti mbetet vetëm një ide për momentin, themeluesi i studios së dizajnit Bhushan Powar shpreson që Zion mund të bëhet realitet një ditë.

Megjithatë, ai pranon se do të duhet shumë kohë dhe kërkime për të parë nëse kjo është e mundur./abcnews.al