Një kabinë elektrike në lagjen Uznovë në Berat, është përfshirë nga flakët këtë të enjte duke sjellë ndërprerjen e energjisë për një orë në zonë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shkak për këtë janë bërë foletë e dallëndysheve që ndodhen në godinë, të cilat kanë sjellë dhe shkëndijën elektrike.
Tymi i shkaktuar nga masa elektrike është pikasur nga banorët e zonës, që kanë dalë jashtë banesave për shkak të ndërprerjes së energjisë.
Pas njoftimit të banorëve, në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrëfikëses, që kanë lokalizuar tymin e flakët, duke mundësuar edhe lokalizimin e menjëhershëm të tyre.
Pas lokalizimit të flakëve, elektriçistët po punojnë për riparimin e kabujve të djegur dhe kthimin e energjisë elektrike në këtë lagje./abvcnews.al

