Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ka vrasës në qarkullim: Gazetari tregon qytetet më të frikshme në Shqipëri

schedule22:36 - 8 Maj, 2020

schedule 22:36 - 8 Maj, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. I ftuar në “Provokacija”, Hoxha tha se Shkodra sipas tij mban vendin e parë, pasi ka vrasës në qarkullim.

Ndërsa qyteti më i organizuar është Fieri. Gazetari thekson se aty bëhet lëvizja më e madhe e lëndës narkotike, ndërsa asnjëherë nuk kuptohet kur tarfikantët kanë konflikte mes njëri-tjetrit. Po ashtu gazetari thekson se Vlora ka pausr shumë zhdukje kufomash.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisësë për ta. Është Vlora ku ka pausr shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë. Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari.

LEXO EDHE: Hoxha: Bandat shqiptare janë bërë faktor në këtë shtet të largët

Hoxha u ndal edhe njëherë tek Amnistia Fiskale dhe operacioni i OFL, ndërsa theksoi se nuk po tentohet të legalizohet paraje e krimit, por ajo e korrupsionit.

“Nuk po tentohet, nuk është qëllimi primar të legalizohen paratë e botës së krimit, por po tentohet të regjistrohen paratë e korrupsionit. Ata janë në gjyrmim të strukturave të huaja që janë në Shqipëri. nuk duan të amnistojnë paratë e krimit, por duan të amnistojnë paratë e korrupsionit. Kriminelët më të frikshëm nuk janë ata të veshur me louis vuitton, por janë kriminelët me kollare dhe kostum”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!