Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është kthyer në kryefjalën e rrjetit dhe kjo jo më kot.
Ditën e djeshme, ai ishte në Karolinën e Veriut për të mbajtur një fjalim para republikanëve. Por, vëmendja e mediave shkoi tek veshja e tij, duke komentuar pafundësisht nga të gjithë.
Dilema që futi në mendime këdo ishte nëse ish-presidenti i SHBA mbante të veshur pantollonat mbrapsht, apo modeli i tyre mund të jetë i tillë.
Gjatë fjalimit, Trump tha se Kina duhet t’i paguaj dëmshpërblim botës për krijimin e Covid-19 në laborator. Për të disatën herë, ai përsëriti se i ka fituar zgjedhjet e nëntorit të mbajtura vitin e kaluar, por që sipas tij kishte vjedhje të votave.l.k/abcnews.al