“Ka vend për përmirësim”, Shehi paralajmëron “titullarët”: Do të ketë ndryshime

schedule23:04 - 13 Korrik, 2023

schedule 23:04 - 13 Korrik, 2023

Pavarësisht lojës së bukur e plot grintë që zhvilluan “bardheblutë” e Tiranës, nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1, ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, në përballjen e zhvilluar në “Air Albania”, të vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Conference League.

Pas ndeshjes për mediat një koment të shkurtër e bëri dhe tekniku i kryeqytetasve, Orges Shehi, i cili e ka cilësuar një rezultat “të kërkuar” atë ndaj gjeorgjianëve dhe tashmë gjithçka do të vendoset në përballjen e dytë.

“Unë mendoj që deri diku është ndeshje pozitive, duke pasur parasysh kontingjentin e vonë që na janë afruar disa lojtarë e ndërrime për shkak të gjendjes fizike. Kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar, sidomos në manovrën në sulm.

Jemi koshient që është ndeshje me dy takime, na pret një tjetër pas kësaj. Ne kërkonim të ishim më agresivë, kundërshtarin ta ftonim të luante në qendër për t’i rrëmbyer topin e për t’u nisur pastaj. Mendoj se deri diku e bëmë mirë, por pastaj disa elementë, sidomos fundi, ku mund të merrnim më shumë hapësirë me krahët, e kërkuam me ndërrimet, që Regi të lëvizte në zonat bosh që e bëri mirë.

Ne e dinim që është e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë, duke pasur parasysh që në fushë ishin shumë të rinj, mbrojtja ishte thuajse nga e para e kjo ka vështirësitë e veta se nuk mund ta kristalizosh në një kohë kaq të shkurtër me 6 lojtarë të rinj, Mendoj se diçka mund të evitohej, duke qenë më të zgjuar në momente të veçanta, mund të bënim faull. Te goli që morëm, ata kanë lojtarë agresiv dhe aty për një moment të veçantë u ndëshkuam. Por skuadra meriton komplimente që nuk u dorëzua, vazhdoi e këmbënguli. Më vjen mirë që lojtarët e stolit treguan atë që kam thënë në dhomat e zhveshjes që më të rëndësishëm janë ata që ulen në stol se ata që e nisin nga fillimi.

Në disa momente duhet të tregohemi më të zgjuar se ato situata mund të ndëshkojnë e ndoshta të na bëht mësim, të mos i japim kohë kundërshtarit se me kualitetet që kanë të dëmtojnë. Në mbrojtje edhe pse kishim vështirësi, nuk arritën të na rrezikonin. Kërkonim të rrinim lart, jo poshtë, goli ishte i evitueshëm. Nëse e evitonim, ndeshja merr ritëm tjetër.

Manovra në sulm duhej të ishte më efikase. Kur të merrnim thellësinë, kërkonim nga Abazaj të merrte thellësinë. Ai ishte për këtë punë në atë pozicion. Kainën e kishim me probleme. U munduam të ndërrojmë pozicionet e Abazajt me Hasanin, duke e kthyer këtë më poshtë. Por unë mendoj që është edhe kjo që të rinjtë, koha jo shumë e mjaftueshme, na mbetet shumë punë për të harmonizuar fazën e sulmit.

Është normale që pas një ndeshje të parë dhe analizimit të kundërshtarit që e sheh real, se disa kanë të rinj në skuadër, kemi panoramë më të qartë. Mund të ketë ndryshime njerëzish, lojtarët që u futën ndryshuan rrjedhën e lojës. Mund të ketë ndryshime rreshtimi në varësi të asaj që pamë në ndeshjen e parë”,- u shpreh tekniku i “bardhebluve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!