“Ka vdekur? Më mirë të vdes dhe unë”, i riu thirrje të forta në rrugë pas aksidentit që i mori jetën 19-vjeçarit

schedule21:28 - 5 Gusht, 2022

schedule 21:28 - 5 Gusht, 2022

“A ka vdekur? Më mirë të vdes dhe unë”, dëgjohet teksa bërtet i riu në rugë, pasi përplasi për vdekje në orët e para të mëngjesit një 19-vjeçar në Prishtinë.

J.S. nuk u mbijetoi plagëve të mara nga makina, e cila e goditi atë teksa viktima ishte duke ecur trotuarit me një tjetër qytetar.

Aksidenti, sipas dëshmitarëve, ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të një makine, e cila goditi dy makina të parkuara në trotuar, të cilat më pas goditën për vdekje këmbësorin.

I dyshuari për shkaktimin e aksidentit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, fillimisht ai është trajtuar në emergjencën e QKUK-së, ku ka marrë trajtim për shkak të shokut traumatik që e ka pësuar nga ngjarja.

Mjekja, e cila e ka trajtuar, Krenare Makolli tha se i dyshuari është pranuar në gjendje të rëndë psikike dhe është këshilluar policia që në rast se nuk i përmirësohet gjendja, të dërgohet në psikiatri.

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, të tronditur nga ngjarja, kritikuan komunën se nuk e ka bërë shenjëzimin horizontal e vertikal të rrugëve, e cila do të parandalonte aksidentet. Sipas tyre, shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/h, ndërsa vozitësit ngasin makinat mbi 100 km/h, për çka, sipas tyre, aksidentet këtu janë të shpeshta. /Klan Kosova/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!