FIER- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar një takim përmbyllës të fushatës në qytetin e Fierit ditën e sotme. Por nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar duke thënë se për shkak të këtij takimi, teksa përgatitet sheshi ku Rama do të mbajë fjalën, punonjës të bashkisë kanë hequr banerat e LSI.
Kandidatja e LSI për deputete, Kejdi Mehmetaj dhe përfaqësues të tjerë të LSI kanë shkuar në Bashkinë e Fierit për të kërkuar shpjegim se pse janë hequr banerat.
LSI pretendon se është bashkia ajo që po i heq banerat megjithëse ka një kontratë të shkruar midis palëve.
Ndërkohë Kejdi Mehmeti është shprehur për ABC se baneri ka qenë sipas të gjitha rregullave, ndërsa ka shtuar se nuk do të lejojnë të zhvillohet takimi i Ramës pa u rikthyer baneri.
“Kemi lidhur një kontratë më nje godinë private. Me të drejtën që na jep ligji të vendosim materiale propogandistike. Por Bashkia e Fierit duke e ditur që vjen Rama shkojë e heqin banerat si hajduta. Pa parë fare janë ngjitur me shkallë dhe e kanë grisur. Ne kemi dërguar në bashkinë e Fierit se ai baner na lejohet dhe pse nuk kanë të drejtë ata që ta heqin” tha Kejdi Mehmeti.
“Ai baner është i vetmi i LSI në bashkinë e Fierit. Kjo bashki nuk ka respektuar kodin zgjedhor që ne të shfaqim banerat tonë. Ndërsa partia tjetër ka vendosur me leje dhe pa leje. Dje shkulnin shtyllat dhe vendosnin banera të PS. Punonjësit e institucioneve shtetërore duke u bërë pjesë e partive. Kemi ftuar kryetarin e Bashkisë se ne i kemi dorëzuar materialet sipas ligjit. “
“Ne kemi këtë shkresë dhe ata kanë shkuar ti heqin. Na thonin nuk e di se kush i ka hequr. Nuk na kanë kthyer përgjigje.”
“Nuk është përplasje civile. Nuk do të lejojmë kryeministrin të zhvillojë takim. Ta shohi Edi Rama nëse do e vazhdojë dot takimin. Të rikthehen banerat dhe ne jemi në punën tonë.” tha Kejdi Mehmetaj.
E.L/abcnews.al/