“Ka shpresë”, fetë bëjnë ftesë për reflektim, klerikët mesazh natën e ndërrimit të viteve

schedule23:46 - 31 Dhjetor, 2022

schedule 23:46 - 31 Dhjetor, 2022

Nga Leontina Nika 

 “Një trup pa shpirt është një kufomë dhje një shpirt pa trup është një fantazmë.”

Referuar kësaj thënie, e cila është e përbashkët në të gjitha besimit, pavarësisht formës së faljes apo lutjes klerikët e 4 besimeve kryesore në Shqipëri, periudhën e përmbylljes së një viti kalendarik e cilësojnë si moment të domosdoshëm për të reflektuar në mënyrë individuale mbi shpirtin.

Nën atmosferën e festave është koha e duhur për të bërë edhe bilancin mbi sukseset dhe mos arritjet, në rrafshin personal, familjar dhe shoqëror.

Pandemia, tërmeti e lufta janë tre momente të vështira që vunë në provë njerëzimin.

“Duke bërë vepra të mira ne kalojmë çdo situatë, çdo sakrificë.”

Vështirësitë ekonomike dhe largimi i të rinjve, është një shqetësim që ngre myftiu i Tiranës Laurent Luli.

“2022 tregoi që ne mund të marrim frymë më lirisht, ndonëse solli fenomene të tjera për vendin tonë, si ikja e të rinjve dhe shtimi i pasigurisë financiare. Mendoj se duhet të kemi reflektim dhe të bëjmë një llogari më të mirë.”

Mesazhi i atë Bernard Caruanës zëvendës Arqipeshkvi i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, është për politikën që ka në dorë fatet e shoqërisë me vendimmarrjet e tyre.

“Politikanët janë shërbëtorë të popullit dhe shërbëtori është një person që dëgjon. Uroj që politikanët të marrin si shërbim ndaj popullit këtë mision që kanë pranuar me zërin e popullit.”

Pavarësisht vështirësive, sprovave ekonomike  klerikët kapërcyellin e viteve e shohin me optimizëm e shpresë.

“Ka shpresë dhe në këtë vit të përpiqemi të gjejmë sa më shumë dashuri dhe shpresë.”/Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!