Ka rrezik të arratiset, Specialja lë në fuqi vendimin për parabugimin e Salih Mustafës

schedule11:29 - 26 Janar, 2021

schedule 11:29 - 26 Janar, 2021

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, duke konsideruar se nëse ai lirohet, ka rrezik që të arratiset.

Ndër të tjera bëhet Guillou ka konstatuar se nuk ka asgjë të re për t’i ndryshuar pretendimet e Prokrurorisë lidhur me rreziqet për arratisjen e Salih Mustafës, ndërhyrjes në dëshmitarë dhe mundësinë e kryerjes së ndonjë krimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se nuk ka asnjë informacion ose zhvillim ndërhyrës në procedurat aktuale që minojnë përcaktimin se ekzistojnë artikuj baza për të besuar se të tre rreziqet e parashikuara në nenin 41 (6) (b) (i) – (iii) të ligjit vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në përfundimet e vendimit.

Mustafa kishte paraqitur kishte ofruar disa kushte për t’u liruar, por ato për Gjykatën Speciale janë të pamjaftueshme.

“Çdo siguri që z. Mustafa mund të japë do të ishte e pamjaftueshme për t’u garantuar pajtueshmërinë me ndonjë kusht ose kapërcimin e rreziqeve konkrete të lirimit. Në të tilla rrethanat, lirimi, me ose pa kushte, nuk duhet të jepet”, thuhet në vendim.

Ndërkohë më 24 shtator 2020, Salih Mustafa u arrestua me një urdhërarrest të lëshuar nga Guillou dhe po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!