“Ka rënë zjarr në katin e katërt të MSH”, Manastirliu: Tymi po del nga koka e kryetarit të PD

schedule16:21 - 9 Maj, 2020

schedule 16:21 - 9 Maj, 2020

Duke iu përgjigjur deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ministrja shkruan se “tymi i zjarrit imagjinar që shihni dhe dëgjoni po del nga koka e kryetarit të PD-së.

“Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi”, përfundon Manastirliu.

Kujtojmë këtu që SPAK është duke hetuar tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e maskave, respiratorëve dhe mjeteve të tjera për të përballuar Pandeminë.

Lexo edhe: Basha: Ministria e Shëndetësisë dogji dokumentet pasi SPAK filloi hetimet për tenderët korruptivë

Në lidhje me këtë, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se qeveria po fsheh gjurmët e shkeljes duke djegur dokumentet e tenderëve korruptivë.

Gjatë takimit të sotëm me gazetarët, Basha tha se ka rënë zjarr në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, pikërisht tek zyra e prokurimeve.

“Ka rënë zjarr në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë. E morë vesh ju? Ka rënë tek zyra e prokurimeve”, tha Basha duke theksuar se tani qeveria ka filluar të fshehë gjurmët e abuzimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!