Thomas Meunier, mbrojtësi i djathtë belg, ka vendosur të reagojë pas lajmeve të publikuara nga Bild në Gjermani.
Në një lajm të postuar në rrjetet sociale, ku thuhet se mbrojtësi ka probleme me trajnerin e Borussia Dortmund, Edin Terzic, dhe dëshiron largimin, Terzic ka komentuar hapur.
“Propagandë nga Bild”, është komenti i Meunier, i cili hedh poshtë lajmet që qarkullojnë për të dhe të ardhmen e tij. / abcnews.al