Presidenti amerikan Donald Trump e ka sfiduar konkurrentin e tij demokrat që t’i nënshtrohet testit për drogë para debatit të tyre të parë muajin e kaluar.
Trump u shpreh për Uashington Examiner se ka vënë re një përmirësim të papritur të performancës së Joe Biden në debatet e tij televizive.
Presidenti amerikan nuk ofroi të tregonte ndonjë provë se rivali i tij mund të jetë duke përdorur narkotikë, por shtoi “unë jam shumë i mirë në këto gjëra.”
Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të tre nëntorit, shkruan abcnews.al
Kujtojmë këtu se kjo nuk është hera e parë që Trump hedh akuza të tilla ndaj kundërshtarëve të tij.
Në vitin 2016, ai deklaroi se rivalja e tij e atëhershme demokrate, Hillary Klinton, merrte drogë përpara debateve të tyre dhe e sfidoi atë të bënte po ashtu testin përpara takimit të tyre të fundit “live” në televizion.
Ekipi i Clinton nuk e mori parasysh sfidën e tij. /abcnews.al/