“Ka përgjues, hajde flasim jashtë”, Berisha akuza Bashës: Çfarë i tha ambasadores për mua

schedule18:12 - 21 Nëntor, 2021

schedule 18:12 - 21 Nëntor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme nga “Foltorja” me Lidhjen Demokratike të Gruas lëshoi të tjera akuza kundër Lulzim Bashës. Ai foli për burime amerikane dhe zyrtare që e kanë informuar.

Kur ky i pabesë dhe i padinjitet, dhe u garantoj se do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme por nuk është koha të harxhojmë kohë me të. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha.

Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores “të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues, të dalim të bisedojmë jashtë”. A mund të imagjinoni një gjë të tillë?” tha ai.

Lexo edhe: Berisha: Yuri Kim nuk do të shkelë kurrë në zyrën time, Sorosin do e shpall “non grata”

Shpalljen “non grata” nuk e beson se e ka nga udhëheqësit amerikanë, por lobimi i George Soros. “SHBA nuk ka qenë fuqi koloniale, kurrë nuk mund të pranohet dhe imagjinohet që udhëheqës zyrtarë të këtij vendi t’i diktojnë Shqipërisë, vend aleat dhe mik, se kush duhet të futet dhe jo në parlament. Këtë nuk e bëjnë ata, këtë e bën mafia e Soros”.

Sali Berisha u bëri një kërkesë demokratëve. “Ka një listë të gjatë të personave të shpallur “non grata”, merreni dhe shikojeni, nuk do të gjeni kurrë një person të vetëm të shpallur “non grata” si Sali Berishën, që nuk ka pasur kurrë asnjë akuzë për korrupsion” tha ai./ Abcnews.al