“Ka pedagogë dhe studentë me Covid-19”, Shahini: Zgjedhjet në Universitete nuk shtyhen

schedule11:00 - 23 Korrik, 2020

schedule 11:00 - 23 Korrik, 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se zgjedhjet në Universitete nuk do të shtyhen përtej datës 30 korrik pasi kjo do të krijonte kaos institucional.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit në interpelancë e deputeten Fatjona Dhimitri, Shahini u shpreh se tashmë të gjithë studentët mund të marrin pjesë në zgjedhje pasi transporti publik tashmë funksionon.

“Zgjedhjet në Universitete janë shtyrë dy herë. Transporti publik tashmë është hapur. Të gjithë studentët dhe pedagogët mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Universiteti i Tiranës nuk ka kërkuar zgjedhje me 30 korrik dhe rektori i saj po bën përpjekje për t’i bllokuar ata dhe nuk mund të penalizojmë të gjithë ata që duan që zgjedhjet të mbahen sa më parë”, tha Shahini.

Dhimitri u shpreh se kjo bie ndesh me urdhrin e MSH për të parandaluar grumbullimet për shkak të pandemisë, ndërsa u shpreh se në radhët e pedagogëve dhe studentëve ka të prekur.

“Urdhri juaj bie në kundërshtim me urdhrin e ministres së Shëndetësisë për të mos lejuar grumbullimet. Ka pedagodë të sëmurë me Covid dhe studentë”, tha Dhimitri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!