“Ka pabarazi mes Kosovës dhe Serbisë në marrëveshje”, Molliqaj për Abc News: Kurti duhet të dorëhiqet

schedule18:52 - 21 Mars, 2023

schedule 18:52 - 21 Mars, 2023

Gjatë intervistës për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, kryetari i PSD-së në Kosovë Dardan Molliqaj kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai theksoi se Kurti nuk është treguar transparent sa i përket marrëveshjes së dakordësuar me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë intervistës nga Prishtina, ai theksoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje për dy arsye. Sipas tij, Kurti nuk e ka mbajtur premtimin që iu ka dhënë qytetarëve për të mos lejuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe një pjesë e madhe e qytetarëve e kundërshtojnë këtë.

“Kërkesa jonë është dorëheqja e qeverisë. Kur dikush merr mandat me 50.27 për qind nën premtimin që nuk do të bëjë asociacionin e komunave serbe, është legjitime që qytetarët të kërkojnë edhe njëherë të kthehesh tek ta. Në vendet demokratike kështu ndodh. E dyta, në të gjitha matjet e opinionin publik, mbi 75 për qind edhe sot janë kundër marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë për një kundërshtim të ulët. Prandaj duhet t’i nënshtrohemi procesit zgjedhor sepse është përjetësuar marrëdhënia e pabarabartë mes Kosovës dhe Serbisë.”, tha Molliqaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!