Jose Mourinho po kërkon një spiun në dhomat e zhveshjes së Tottenham. Kjo është ajo që raportohet nga mediet angleze, të cilat duken të sigurta në pretendimin e tyre.
Sipas burimeve brenda klubit spiuni ka nxjerrë detaje nga stërvitja e lojtarëve të skuadrës londineze dhe kjo e ka acaruar jo pak portugezin. Metodat e tij të stërvitjes kanë dalë në medie, teksa mësohet se lojtarë të caktuar i kanë kritikuar stërvitjet me Mourinhon.
Ata i quajnë të mërzitshme dhe të parashikueshme. Kjo e ka zemëruar Mourinhon dhe ka nisur menjëherë lëvizjet për të zbuluar atë që ka spiunuar te mediet. E njëjta gjë “The Special One” i ka ndodhur edhe te Real Madrid dhe Chelsea. /abcnews.al