Ka një “sekret”, përse nuk duhet t’i hidhni kërcejtë e erëzave

schedule23:41 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 23:41 - 11 Dhjetor, 2020

Erëzat ndahen në dy grupe, në ato të thatat dhe ato të njomat, por të dyja të pandashme në kuzhinë.

Ndoshta nuk e dini, por mjafton t’i fusni të pastra në një blender veç e veç ose të të dy erëzave bashkë me pak vaj ulliri për të formuar një salcë të shijshme jeshilë.

Këtë salcë mund ta përdorni për mishin, makaronat, tava të ndryshme apo në sallatë.

Gjithashtu një mënyrë e mirë e shfrytëzimit të të gjithë bimës është t’i  shtoni ato bashkë me kërcej tek perimet  teksa piqen apo ziejnë.

Grijini hollë erëzat tuaja, bashkë me kërcellin dhe më pas hidhini tek receta që po gatuani.

Në fund kur çdo gje të jetë gatuar, shtoni sërish nga erëza që përdorët, por kësaj here të freskët.

Sipas agroweb.org, përdorimi në dy mënyra i erëzave i shton më shumë shije dhe larmishmëri recetës tuaj.

Kërcenjtë bashkë me erëzat mund t’i ruani edhe në ngrirje për t’i shtuar tek supa ose në gjellë ose t’i përdorni të freskëta për sallatrat e ndryshme që përgatisni duke i grirë hollë. l.k/abcnews.al