Ka një mënyrë si ta bindni veten të hani sa më pak në “Fast Food”

schedule11:45 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 11:45 - 22 Dhjetor, 2022

Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe të hamë diçka që na pëlqen herë pas here, që nuk është tamam alternativa më e shëndetshme. Por nëse jeni duke kërkuar për një ndihmë të vogël për të ndihmuar veten të qëndroni larg ushqimeve të padëshiruara, hulumtimi i ri i publikuar në Clinical Psychological Science nga Universiteti i Minesotës ka një truk të vogël për të gjithë ju.

Studimi përfshinin 224 të rritur të cilët zgjodhën mes ushqimeve të shëndetshme dhe të pashëndetshme të paraqitura atyre në ekranet e kompjuterit. Disa pjesëmarrësve iu dha një video dy minutëshe për përfitimet e ushqimit të shëndetshëm përpara se të merrnin një vendim.

Kur duhej të zgjidhnin mes këtyre dy opsioneve, disave iu tha të pyesnin veten në vetën e parë: “Çfarë dua të ha sot?”, dhe disave iu tha të pyesnin veten në vetën e tretë dhe të thërrisnin veten me emër: “Maria, çfarë do të hash sot?”

Interesant është fakti se ata që e pyetën veten në vetën e tretë më së shumti zgjodhën ushqimin e pashëndetshëm në vend të ushqimit të shëndetshëm, edhe pse paraprakisht kishin parë një video për ushqimin e shëndetshëm.

Autorët e këtij studimi arritën në përfundimin se ata që flisnin me veten në vetën e parë dhe që kishin shikuar më parë një video për ushqimin e shëndetshëm, zgjodhën më shpesh opsionin e shëndetshëm.

Ky studim doli gjithashtu në përfundimin se të folurit me veten ndikon gjithashtu në strategjinë e vetëkontrollit dhe na inkurajon të ushqehemi më shëndetshëm.

Këto hulumtime ende nuk na kanë ndihmuar të heqim plotësisht zakonin e të ngrënit jo të shëndetshëm, por ky është sigurisht një truk i mirë që duhet ta provojmë çdo herë përpara se të vendosim për një opsion jo të shëndetshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!