Ka një arsye pse duhet t’i hidhni pak kripë kafes së mëngjesit

schedule16:58 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 16:58 - 10 Dhjetor, 2020

Kafja është kthyer në një rutinë të përditshme për pjesën më të madhe të njerëzve, të cilët nuk i rezistojnë dot mungesës së saj për asnjë ditë.

Mirëpo, së fundmi, përveç kafes me sheqer apo asaj që njihet si shqeto, ka edhe një version të ri, me kripë.

Në filxhanin e kafes mund të hidhni një majë luge kripë në vend të sheqerit dhe do të shikoni që kafja do të marrë një shije të kënaqshme. Kjo pasi kripa zhduk hidhësinë e kafes, duke bllokuar një pjesë të receptorëve.

Nga ana tjetër nëse kafen e shoqërojmë me kripë do të jemi më rezistentë ndaj lodhjes dhe me më shumë energji.

Tani që mësuat këtë fakt, mos nguroni ta provoni. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!