Kreu i grupit socialist në Kuvend, Taulat Balla ka replikuar me deputetin e opozitës Ralf Gjonit, pas akuzave të këtij të fundit.
Balla ka dhënë sqarime për ndryshimin e procedurës së dhënies së vizës në formatin online për shtetasit e huaj në Shqipëri.
Numri dy i socialistëve tha mes të tjerash se nuk është e vërtetë që të huajt do u zënë vendin shqiptarëve, por në fazën e rindërtimit pas pasojave që la tërmeti ka nevojë për më shumë krah pune.
Pjesë nga fjala e Taulant Ballës në Kuvend:
Çështje kjo idiotësi e madhe që po hapen kufinjtë. Procedura e dhënies së vizës për qeverinë shqiptare është e sanksionuar edhe në marrëveshjen e vizave që ne kemi me BE. Ka një procedurë që kalon përmes shërbimeve inteligjente. Nuk ka ndryshuar asgjë. I kemi thënë nuk ke pse shkon fare në konsullatën tonë, por ti zotëri apliko me të gjitha dokumente online. Shërbimi ynë i kufirit në ministrinë jashtme do i marrë në verifikim, pastaj do i vlerësoje që zotrote nuk paraqet risk për sigurinë e kommbëtare. Për ata që nuk e dinë ne kemi një strukturë shtetërore që i verifikojnë ditën që hyjnë dhe ditën që ikin. Ai fjalimi patetik i atdhetarit që po na ikin, po çlidhje ka, shqiptari nuk do vizë as me ik as me nejt. Ne të gjithë e dimë që ka një përqasje duke filluar nga Ilir Meta President, që u qajnë hallet shqiptarëve që po ikin, qan edhe Luli.
Parimet e ekonomisë globale janë në bazë të kërkesës dhe ofertës. Nuk është e vërtetë që të huajt do u zënë vendin shqiptarëve . Është e vërtetë që në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marrë të gjithë me mbështetjen tuaj, por kur të fillojmë në ditët në vijim do ndërtojmë 15 mijë apartamente. Këto brenda 15 muajve mund të bëhen me forcën e punës së vendit.
Viza elektronike do jetë një dokument me të njëjtat cilësi sikur i kanë vendet strikte. Ne bashkëpunojmë në mënyrë të suksesshme me agjencitë e specializuara europiane. Më vjen keq ta them, por mos harroni kurrë një shprehje epokale që nacionalizmi i tepërt është streha e fundit e atyre që nuk mund të jetë askush prej nesh. Ky proces do i sjellë më shumë turistë Shqipërisë se vitin e kaluar. Turizmi do të rritet. Ky fjalimi historik i Ralfit ishte shprehje kuptimplotë për të bërë opozitë edhe aty ku nuk duhet.
/abcnews.al

