“Ka mundësi që e shkuara të kthehet”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

schedule07:16 - 20 Gusht, 2022

schedule 07:16 - 20 Gusht, 2022

Dashi

Intuita dhe arsyetimi do ju ndihmojnë gjatë kësaj dite për të zgjidhur edhe gjërat e lëna pezull. Në përgjithësi fari do jetë në anën tuaj. Situata për ju që keni në lidhje duket se më në fund po përmirësohet.

Demi

Gjatë kësaj dite Dielli do ju nxitë të kërkoni të jeni mbi të tjerët dhe të mos e favorizoni sa duhet komunikimin. Shumë probleme kanë për të ndodhur për ju. Ju që keni një lidhje do e kritikoni shumë partnerin pa menduar për gabimet që keni bërë vetë.

Binjakët

Shumë planetë do përplasen gjatë kësaj dite duke shkaktuar trazira të njëpasnjëshme në jetën tuaj. Do i prishni edhe marrëdhënien me disa persona të afërt.

Gaforrja

Do bëni të pamundurën gjatë kësaj dite për të ulur tensionet dhe për të pasur një ditë sa më të këndshme. Nëse keni një lidhje duhet të mundoheni të gjeni shkaqet e problemeve që keni me njëri-tjetrin.

Luani

Besoni më shumë tek vetja gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë se do ja dilni me sukses. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do jetë e qetë dhe pa probleme.

Virgjëresha

Ka shumë mundësi që t’i kushtoni vëmendje absolute familjes të shtunën dhe mund të lini pas dore disa fusha të tjera. Ju të dashuruarit do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si keni dashur.

Peshorja

Hëna do ua bëjë mendimet konfuze gjatë kësaj dite dhe do e keni të vështirë të ecni para. Kujdes duhet të bëni edhe me impulsivitetin. Ju të dashuruarit do keni nevoje për mbështetjen e miqve.

Akrepi

Gjatë gjithë kohës do ndiheni të turbullt gjatë kësaj dite dhe mund të bëni çmenduri për të cilat do pendoheni. Ju të dashuruarit do keni një ditë me shumë tension, por edhe me shumë pasion.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe do merrni vendimet e duhura.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet të bëni më shumë përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe për të mos u nevrikosur. Kujdes edhe me fjalët që do ju thoni të afërmve.

Ujori

Ka shumë mundësi që e shkuara e hidhur të kthehet të shtunën në jetën tuaj dhe do ju trishtojë pafundësisht. Humori i keq do ju pushtojë shpejt.

Peshqit

Bëjini sytë katër gjatë kësaj dite dhe mos bëni asnjë veprim të nxituar nëse nuk doni të vuani. Ju të dashuruarit edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe të mos hidhni hapa të nxituara./Abcnews.al./ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!