Një nga pyetjet e para që një fillestar mendon për të bërë një tatuazh është nëse pika që ai ka zgjedhur do t’i shkaktojë dhimbje. Përgjigjen për këtë e jep Soren Lorenson.
28-vjeçari me nofkën “Neon Demon” konsiderohet si një nga personat më të përshtatshëm për këtë, pasi numëron më shumë se 200 dizajne në pjesë të ndryshme të trupit.
Amerikani që punon në një piceri në Florida, ka dhënë një intervistë për The Sun, ku ka folur për fiksimin e tij që arrin deri në varësinë ndaj tatuazheve.
Siç tha ai të parin e bëri kur ishte 18 vjeç në kërthizë sepse një shok që e kishte në atë kohë, i kishte thënë se aty dhemb më shumë. Kështu që ai vendosi të shkojë direkt në temë.
Një vit më vonë ai bëri dizajnin e dytë në trupin e tij dhe që atëherë ai viziton pothuajse çdo javë artistin e tatuazheve që ai ka zgjedhur për të bërë një të ri, duke përfshirë dizajne nga Star Wars dhe Marvel’s X-Men.
Që në momentin që vizitoi edhe në pjesën e bardhë të syrit, do të pritej që ai të përgjigjej se kjo ishte më e dhimbshme. Por Soren Lorenson ka një pikëpamje tjetër, pasi tha se ishte pa dhimbje.
Tatuazhet e tij më të dhimbshme janë ato në stomak, brinjë dhe përgjatë nofullës së tij, direkt në kockë./abcnews.al