Ka mbajtur shiritin e kapitenit për 5 vite, Reus vendos ta dorëzojë atë në fillim të sezonit

schedule10:37 - 7 Korrik, 2023

schedule 10:37 - 7 Korrik, 2023

Legjenda e Borussia Dortmund, Marco Reus, ka vendosur t’i japë fund periudhës së tij pesëvjeçare si kapiten i klubit verdhezi dhe të dorëzojë shiritin përpara sezonit të ri në Bundesliga.

Pavarësisht se kjo ndodhi më shumë se një muaj më parë, nuk është habi nëse disa lojtarë dhe tifozë të Dortmundit zgjohen ende natën nga ankthet e ditës së fundit të sezonit të kaluar.

E gjithë bota mendonte se Dortmundi do t’i jepte fund një dekade dominimi të Bayern Munichut në Bundesliga, duke shkuar në ndeshjen e fundit të sezonit përpara rivalëve të tyre.

Megjithatë, fatkeqësia goditi Dortmund, pasi Bayerni fitoi titullin e 11-të radhazi, duke i lënë rivalët e tyre në lot pas përfundimit të ndeshjes. Një nga ata lojtarë që ka vuajtur veçanërisht është kapiteni i ekipit, Reus, i cili ka qenë në klub që nga viti 2012, duke iu bashkuar klubit pas fitimit të titullit të fundit. Tashmë gjermani ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë pa shiritin e kapitenit, siç mund ta shihet në deklaratën e tij në videon e mëposhtme.

“Përshëndetje tifozë të BVB, është shumë e rëndësishme për mua t’ju them diçka personalisht. Kam pasur shumë për të menduar gjatë pushimeve të mia dhe kam vendosur të heq shiritin e kapitenit.

Për këtë dje kam informuar Edin Terzic dhe Sebastian Kehl, të cilët më lejuan ta mbaj këtë shirit për pesë vjet me krenari dhe nder.

Faleminderit për mbështetjen gjatë këtyre viteve. Uroj që Sebastian dhe Edin të gjejnë një pasardhës të mirë. Jam i sigurt se do t’ia dalin”, ka thënë Reus në faqen zyrtare të klubit.

Në prill ai nënshkroi një zgjatje një vjeçare të kontratës së tij që do të thotë se do të skadojë verën e ardhshme dhe kjo mund të jetë fundi i kohës së tij në Signal Iduna Park./ h.ll/abcnews.al