Një satelit i vogël do të ndërmarrë sfida të mëdha shkencore. Experiment Colorado Ultraviolet Transit (CUTE) është planifikuar për t’u lëshuar në hapësirë ditën e sotme për të eksploruar planetët e largët. CUTE është një lloj sateliti më i vogël, zakonisht i njohur si “CubeSat”.
Për rreth shtatë muaj, misioni do të gjurmojë fizikën e paqëndrueshme rreth një klase planetësh shumë të nxehtë që rrotullohen rreth yjeve larg Tokës. Ky është misioni i parë CubeSat, i financuar nga NASA për të hedhur një vështrim në këto botë të largëta. Kjo tregon një provë të madhe të asaj që një anije e vogël kozmike mund të bëjë.
CUTE synon një seri planetësh jashtë-diellorë të quajtur “Jupiteri i nxehtë”. Këta planetë të gaztë janë të mëdhenj dhe të nxehtë, duke arritur temperatura në mijëra gradë Fahrenheit. Zbulimi i satelitëve do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë sesi këta planetë do të evoluojnë apo tkurren gjatë miliarda viteve. /abcnews.al