“Ka ikur në plazh, thuaji ndonjë llaf”, zbardhen përgjimet: Si i mori paratë gjyqtarja e Elbasanit për të dënuarin

schedule15:16 - 27 Korrik, 2022

schedule 15:16 - 27 Korrik, 2022

Detaje të reja janë bërë me dije nga dosja hetimore e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, të cilën GJKKO e ka lënë në arrest shtëpie. Në burg ka mbetur avokati Ilir Pashaj, i cili bashkë me gjyqtaren ka marrë para për lirimin e një të burgosuri.

Lexo edhe: I ofruan 2 milionë, por gjyqtarja kërkoi më shumë, detaje nga operacioni i SPAK në Elbasan

Bëhet fjalë për Xhulio Musaj, i cili ka qenë i dënuar për plagosje. Familjarët e tij kanë tentuar t’i ofrojnë para gjyqtares përmes avokatit të tyre mbrojtës, Ilir Pashaj, por ajo nuk e ka pranuar shumën 2 milionë lekë dhe ka kërkuar më shumë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe gjyqtarja ka marrë 4 milionë lekë.

Ndërkohë, Abc mëson detaje të reja nga dosja hetimore, ku i përfshirë është edhe shtetasi Taulant Ramollari, i cili ka bërë ndërmjetësimin me avokatin.
Në bisedat me Xhulio Musain, kuptohet se Ramollari do të takohet me avokatin Pashaj.

Lexo edhe: Zbulohet shuma që përfitoi gjyqtarja dhe avokati në Elbasan, kush është ish-gjyqtari që nuk pranoi t’i nënshtrohej Vettingut

Në dosjen e siguruar nga ABC, bëhet me dije se Musai e porositi në veçanti Ramollarin që të takojë avokatin dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për të paguar para për daljen e tij nga burgu.
Pjesë nga përgjimet:
Taulant Ramollari: Për atë thuaji Xhenit që fola me avokatin, për punë një jave të kthej përgjigje, nga e hëna biles fare.
Xhulio Musai: Do kthej përgjigje për të dalë apo…(nuk kuptohet).
Ramollari: Po hë do kthej përgjigje se ka ikur ajo tjetra në plazh e ca do bëjmë kupton, Xhenin, se puna jote dihet tani.
Musai: Po atë avokatin tim e takove atë ditë?
Ramollari: Jo.
Musai: Dhe as të nesërmen?
Ramollari: Jo, s’e kam takuar fare unë atë.
Musai: Po dëgjoje ca do të thotë ndonjë llaf ai, kur ta takosh jo tani, po kismet, po ashtu kërkojmë ndonjë gjë, t’i themi.
Ramollari: Po mirë se i them unë, po hajd.
Musai: E di, hyri me gjykim të shkurtuar ai, prandaj.
Ramollari: Mirë pastaj mirë, se do flasim. Ik mos harxho.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!