Tirana ditën e djeshme zyrtarizoi huazimin e Taulant Seferit deri në fund të sezonit nga Young Boys, por sot në medie publikohet një lajm shokues për bardheblutë.
Panorama Sport raporton se FIFA i ka bllokuar merkaton klubit bardheblu për shkak të një shume prej 200 mijë eurosh, që Wydad AC, ish-klubi i Cisse ka kërkuar për prishjen e njëanshme të kontratës nga lojtari nga Mali.
Tirana është klubi pasardhës dhe shkaku që Cisse ka prishur kontratën e tij para kohe, kështu pesha e borxhit sipas rregullores bie në kurrizin e Tiranës.
Në këto kushte bardheblutë nuk mund të transferojnë lojtarë deri në shlyerjen e kësaj shume. Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtij lajmi, por nëse konfirmohet, do të ishte një goditje e madhe për klubin kampion. /abcnews.al