Miftar Dauti është kryebashkiaku i parë i dalë fitues nga zgjedhejt e 14 majit që do t’i nënshtrohet hetimit të thelluar të dekriminalizimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një denoncim për drejtuesin e Bashkisë Has, ku thuhet se Dauti ka fshehur dënime të marra në Kosovë dhe Serbi.
Nuk jepen detaje se cfarë veprash penale dyshohet të ketë kryer kandidati i Berishës, por për këtë KQZ ja lë topin në dorë Prokurorisë së Përgjithshme.
Në formularin e dekriminalizimit, Miftar Dauti nuk ka deklaruar asnjë dënim apo ndërrim emri.
Dauti u zgjodh në krye të bashkisë Has në 14 maj nën logon e Koalicionit Bashkë Fitojmë, duke e mundur me 934 vota avantazh ndaj Beqir Mulajt të Partisë Socialiste./ abcnews.al

