“Ka elemente të tjera” Tonin Vocaj paralajmëron: Në Elbasan janë zbardhur 5 vrasje

schedule23:25 - 12 Tetor, 2020

schedule 23:25 - 12 Tetor, 2020

Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj gjatë mbrëmjes së sotme u shpreh se gjatë kohëve të fundit në qytetin e Elbasanit janë kryer 5 vrasje, të cilat sipas tij të pesta janë zbardhur.

Ai deklaroi se janë arrestuar disa persona të cilët kanë rol kyç në ngjarjet kriminale ndërsa u shpreh se hetimet për ngjarjet kriminale në këtë qytet kanë indicie dhe elementë provash të cilat do të përparojnë në ditët në vijim.

“Nuk mund të bëj komente mbi komentet e prokurorëve. Ajo që mund tju them është se në territorin e Elbasanit kanë ndodhur 5 vrasje në këtë qark të cilat janë zbardhur të pesta. Jemi duke kryer hetime të plota dhe të gjithanshme për të gjithë veprimtarinë kriminale në Elbasan. Kemi dokumentuar dhe kemi arrestuar disa autorë të rëndësishëm për ngjarjet. Hetimet nën drejtimin e shkëlqyer të prokurorisë së Elbasanit kanë indicie dhe elementë  provash që  këto hetime do të përparojnë edhe në ditët në vijim”, tha Vocaj në emisionin “Opinion”.

N.D./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!