Koronavirusi në Itali ka përhapur frikë dhe panik. Shumë ndeshje janë shtyrë, teksa Serie C është ndërprerë. Gjithsesi, Gubbio nuk ka aspak frikë dhe po zhvillon seanca stërvitore ndryshe nga e kaluara.
Trajneri Torrente ka vendosur që skuadra të stërvitet rrugëve të qytetit. Imazhet e publikuara në faqen e klubit në rrjetet sociale e konfirmojnë, teksa lojtarët duken të qeshur dhe në humor të mirë.
Një iniciativë origjinalë për të hequr panikun dhe për t’i dhënë moral tifozëve. Vrapimet e Gubbios nëpër qytet janë mirëpritur edhe nga qytetarët, të cilët janë befasuar pak në fillim nga kjo zgjedhje. /abcnews.al