Selia blu nuk ka gjetur paqe edhe pas vendimit të Gjykatës së Tiranës më 25 mars e cila njohu ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Demokratët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësinë mes tyre se “e kujt është PD-ja.”
Pedagogia Edlira Bushati e ftuar në “Log” në ABC të gazetarit Endri Xhafo vuri theksin te zgjedhjet e 6 marsit ku Komisioni i Rithemelimit mori shumicën e votave krahasuar me PD e drejtuar nga Basha asokohe. Bushati tha se pas 6 marsit është e qartë se kush është shumicë në PD.
Bushati: Në kushtet kur ka kontestime, ka dy prova të cilat askush nuk mund t’i hedhë poshtë. Njëra është zgjedhjet e 6 marsit dhe biem dakord se kush është shumicë në PD dhe një fakt tjetër juridik është vendimi i Gjykatës. Këto janë dy momente të cilat kush do ose i njeh, ose nuk i njeh.
Xhafo: Kush është PD?
Bushati: Pas zgjedhjeve të 6 marsit është e qartë se kush është komisioni përfaqësues në PD. Është e qartë kush e ka shumicën dhe kjo është vërtetuar përtej Kuvendit të 11 dhjetorit dhe atij të 18 dhjetorit. U vërtetua më 6 mars./abcnews.al/