“Ka dalë nga laboratori sekret që nxjerr lojtarë jo normal”, mediat angleze “mahniten” nga Broja

schedule10:17 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 10:17 - 11 Dhjetor, 2021

Armando Broja me paraqitjet e tij i ka bërë të gjithë të flasin për të. Javë pas jave mediat i kushtojnë vëmendje talentit kuq e zi duke treguar për paraqitjet e tij edhe pse në një moshë shumë të re.

Sulmuesi kuq e zi është kthyer në lojtarin e momentit te skuadra e Southampton, në Premier League.

Me statistikat e arritura Broja ka bërë që të gjithë të “dashurohen” nga magjitë që ai tregon shpesh në fushën e lojës, duke marrë vlerësimet e të pranishmëve.

“Breakingthelines” është media e cila këtë herë ka analizuar Brojën dhe të gjitha veçoritë e tij, tekniko-taktike. Raportohet në artikull se çelësi i suksesit të talentit kuq e zi është shkolla nga doli, me Cobham, për më tepër që e quan si një laborator që nxjerrë lojtarë jo normalë dhe të klasit të lartë për Chelsean.

“Mund të thuhet shumë për Cobham. Për ata që nuk e dinë se çfarë është Cobham, është një laborator sekret diku në Londrën Perëndimore që nxjerr futbollistë të nivelit elitar dhe që duken jo normal. Megjithatë, me gjithë seriozitetin, lavdërimet nuk mund të shkojnë në një drejtim të vetëm. Stafi stërvitor, infrastruktura, klubi dhe vetë lojtarët meritojnë të gjithë lëvdata të barabarta.

Linja e gjatë e lojtarëve të Cobham që ka shpërthyer në skenën e Premier League është mjaft e madhe. Fituesit e Ligës së Kampionëve të Mason Mount, Reece James, Callum Hudson-Odoi, Tammy Abraham dhe Andreas Christensen janë më të famshmit në qarqet e Chelsea.

Si përfundim, nëse Armando Broja luan më shpesh në Premier League, nuk ka dyshim se ai do të tregojë përmirësim ndeshje pas ndeshje. Të bësh gol 3 herë në 480 minuta dhe të jesh 19-vjeç nuk është diçka e vogël. Ndërsa kimia organike e Southampton-it përmirësohet, po ashtu do të përmirësohet edhe prodhimi i Brojës. Mbani një sy për të, në fund të fundit, do të ishte marrëzi të dyshonit te Cobham”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

Sulmuesi shqiptar do të zbres me shumë mundësi në fushë kundër Arsenalit ditën e sotme, ndërsa ka arritur të shënojë në 3 ndeshje nga 4 të mundshmet ku e ka nisur si titullar.

  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!