Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka hedhur në gjyq, kandidatin fitues për deputet të dalë nga listat e PD-së, Mark Markun.
Me një padi që mban firmën e Pjerin Ndreut, kërkohet një dëmshpërblim prej 5 milion lekësh (të reja) nga i padituri Mark Marku.
Sipas pretendimeve të Pjerin Ndreut akuza është për shpifje dhe i referohet Nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe nenet 608,608,617 dhe 625/a të Kodit Civil.
Kujtojmë se përplasja mes Mark Markut dhe Pjerin Ndreut erdhi gjatë një emisioni televiziv, ku Marku ka akuzuar pushtetin lokal për blerje votash. Marku akuzoi me emër kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu se ky i fundit ka blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndërkohë krahas paditës Ndreu shkruan: Me shpifesit ska rruge tjeter…Shihemi ne Gjygj! E.L/abcnews.al/