Siç e kishte paralajmëruar vetë ai, Xherdan Shaqiri do lërë Liverpoolin këtë verë. Mediet franceze e bëjnë të kryer transferimin e tij te Olympique Lyon.
Vetë sulmuesi ka arritur akordin prej javësh me francezët, por ajo që zgjati ishte marrëveshja mes klubeve. Tashmë ka dakordësi në gjithçka.
Shaqiri do i vlejë Lyonit 12 milionë euro, me Liverpool, që refuzoi 6 milionët e ofertës së parë. Shaqiri do firmosë kontratë për 3 vite në Francë. /abcnews.al