Mesfushori 23 vjeçar i Juventusit, Weston McKennie ishte në merkato gjatë verës, por asnjë klub nuk arriti një marrëveshje huazimi, që do të përfshinte gjithashtu një blerje me detyrim.
Së fundmi në skenë për yllin amerikan ka dalë klubi i Premier League, Aston Villa. Anglezët po interesohen për ish-lojtarin e Schalke, që do të ishte një opsion i mire në vend të Emi Buendia që po përballet me një karantinë të gjatë pas grumbullimit me kombëtaren në Amerikën e Jugut, vend që ndodhet në listen e kuqe sa i përket situatës me Covid-19.
Sipas SunSport, Aston Villa po synon edhe një tjetër mesfushor gjatë afatit kalimtar të dimrit. Bëhet fjalë për talentin e Liverpool, Curtis Jones./abcnews.al/

