“Juventusi zhgënjim i madh, këtu nuk arrijnë të kuptojnë diçka të thjeshtë”

schedule12:58 - 12 Qershor, 2021

schedule 12:58 - 12 Qershor, 2021

Aaron Ramsey kaloi te Juventusi me parametra zero dy vite më parë, por aventura italiane nuk ka shkuar ashtu siç mendonte dhe mesfushori uellsian, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me bardhezinjtë, ka vendosur të largohet.

Dy sezonet e fundit te Juventusi kanë qenë zhgënjyese, jo vetëm në aspektin fizik. Shumë faktorë ndikuan për keq, teksa nuk isha mësuar me kaq shumë ndryshime. Te kombëtarja e Uellsit dinë të kujdesen për mua.

Ka raste kur ekipet funksionojnë gjithmonë në një mënyrë të caktuar, edhe kur një lojtar ka nevojë për një vëmendje ndryshe. Në kombëtare jam i rrethuar nga njerëzit e duhur, po bëjnë gjithçka që të ndihem mirë dhe të rifitoj besimin e humbur“, deklaroi 30-vjeçar. /abcnews.al