Juventusi tenton goditjen e merkatos, Lazio refuzon 50 milion €

schedule12:56 - 26 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 26 Shtator, 2020

Juventusi ka marrë një “jo” të prerë nga Lazio, teksa ka tentuar të transferojë mesfushorin Carlos Joaquin Correa. Kontaktet mes klubeve janë të konfirmuara, sikurse shkruan “Corriere dello Sport”. Jo vetëm kaq, por zbulohet edhe oferta e bërë nga kampionët në fuqi të Italisë.

Juventusi e ka kërkuar në huazim 2-vjeçar Correa, me klauzolë që të jenë të detyruar ta blejnë pas dy vitesh për shumën e 50 milion eurove. Lazio as që e ka marrë në konsideratë dhe nuk heq dorë nga mesfushori pa 80 milion euro. kaq e ka klauzolën e lirimit futbollisti i skuadrës italiane.

Lazio e ka blerë Correa dy vite më parë nga Sevilla për 15 milion euro, ndërkohë që në Serie A ai ka treguar se di të shënojë edhe gola. Sezonin e parë ai shënoi 5 gola, kurse vjet e tundi rrjetën nëntë herë në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!