”Juventusi të fitojë vetë, m’u shpif ajo që pashë sot në fushë”

schedule15:10 - 2 Shkurt, 2020

schedule 15:10 - 2 Shkurt, 2020

Rocco Commisso nuk përmbahet pas përfundimit të ndeshjes Juventus-Fiorentina. Bardhezinjtë fituan 3-0 dhe të dy golat e parë erdhën nga penalltitë. Presidenti i klubit nga Firence nuk ka duruar më dhe lëshon akuza të forta ndaj trupës arbitrare.

Jam këtu prej 6 muajsh dhe nuk i kritikoj kurrë arbitrat, por ata nuk mund të vendosin ndeshjen. Juventusi me 350 milion euro rroga nuk ka nevojë për ndihmën e tyre për të fituar, nuk mund të shihen këto skena. Jam shumë i acaruar. Bardhezinjtë janë më të fortë se ne, por le të fitojnë në fushë.

Na u mohua një penallti me Genoan, ndërsa sot na dhanë dy kundër. Penalltia e parë mund të jepej, por e dyta nuk ishte fare. Kjo gjë solli demoralizimin e lojtarëve të mi. Tifozët tanë nuk e meritojnë të trajtohen kështu. Është ndeshja e tretë që penalizohemi. M’u shpif ajo që pashë sot“, deklaron presidenti i Fiorentinës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!