Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, po mendon të bëjë një lëvizje për Antoine Griezmann dhe Luis Suarez. “El Mundo Deportivo” dha lajmin e bujshëm se Barcelona po përgatitet për revolucion në ekip dhe shumë lojtarë do largohen.
Mes tyre, dhe dy sulmuesit Suarez dhe Griezmann. Juventusi është gati të investojë për firmat e dy futbollistëve të njohur dhe do të ishte padiskutim një operacion i bujshëm.
Objektiva të tjerë për sulmin bardhezi janë Raul Jimenez i Wolverhampton dhe Alexandre Lacazette i Arsenalit, por në rast se arrihet te dy sulmuesit e Barcelonës, preferenca është e dukshme…/abcnews.al