Matthias Ginter do të dalë largohet në fund të sezonit nga Borussia Monchengladbach, pasi i përfundon kontrata dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Për qendërmbrojtësin e Gjermanisë ka interesim nga disa klube, edhe në Serie A. Interi është i pari i lakuar në Itali.
Tashmë kampionët në fuqi të Serie A nuk janë të vetmit që e duan, pasi në garë është futur edhe Juventusi sipas Sport Mediaset. / abcnews.al