Matthijs De Ligt po përshtatet me Juventusin, po luan dhe po rritet. 20-vjeçari holandez ka dhënë një prononcim për Sky Sports, aty ku flet për aventurën e re dhe Cristiano Ronaldon. Portugezin po e studion për t’i mësuar sekretet, teksa zbulon edhe pozicionin e preferuar në fushën e blertë.
“Jam i kënaqur me muajt e parë te Juventusi. Besoj se jam rritur shumë që prej momentit që erdha këtu. Dua të luaj dhe të përmirësohem edhe më shumë. Jam i lumtur që fituam me Parmën.
CR7? Është fantastike të luash me të. Përgatitet gjithmonë mirë për t’u gjendur në vendin e duhur. Cristiano është më i forti në botë dhe tentoj t’i rrëmbej ndonjë sekret për t’u përmirësuar.
Pozicioni i preferuar? Ndihem më mirë si qendërmbrojtës i djathtë, është roli im natyral. Gjithsesi, mund ta bëj pa problem edhe qendërmbrojtësin e majtë“, deklaron Matthijs De Ligt. /abcnews.al