Juventusi pushtohet nga COVID-19, konfirmohet lojtari i tretë pozitiv

schedule11:53 - 6 Prill, 2021

schedule 11:53 - 6 Prill, 2021

Konfirmohet edhe një tjetër i prekur me COVID-19 te Juventusi, sikurse edhe kishin paralajmëruar mediat në Itali mëngjesin e sotëm.

Vetë klubi bardhezi ka dalë me njoftim dhe bën me dije se Federico Bernardeschi është infektuar me virusin famëkeq dhe është izoluar për momentin, ndërkohë që simptoma nuk ka.

Bernardeschi ishte i grumbulluar me kombëtaren e Italisë dhe e ka pësuar ashtu sikurse edhe Leonardo Bonucci. Edhe Merih Demiral është infektuar dhe mungon nesër kundër Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!