Juventusi prezanton fanellat e reja, nuk mungojnë CR7 e Dybala

schedule10:34 - 18 Maj, 2021

schedule 10:34 - 18 Maj, 2021

Juventusi ka prezantuar fanellën e parë për sezonin 2021-2022 dhe është rikthyer te vijat klasike bardhezi, ndërkohë që janë shtuar edhe yjet e legjendave, për të nderuar ata që kanë bërë histori me klubin nga Torino.

Nesër, në finalen e Kupës kundër Italisë, Juventusi do të debutojë me fanellat e sezonit të ri. Figurat kryesore që ka zgjedhur Juventusi për ta prezatnuar janë Weston McKennie dhe Matthijs De Ligt.

Mes lojtarëve që prezantojnë fanellën e re të Juventusit janë edhe emra të mëdhenj të përfolur për një largim të mundshëm, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, pa munguar edhe emra si Bonucci e Bentacur. Nuk mungojnë as yjet e ekipit të femrave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!