Juventusi plotëson kërkesat e tyre, dy mesfushorët largohen nga Torino

schedule20:15 - 19 Mars, 2020

schedule 20:15 - 19 Mars, 2020

Gonzalo Higuain nuk është i vetmi lojtar që ka thyer karantinën dhe është larguar nga Italia. Sulmuesi argjentinas fluturoi drejt Argjentinës për t’i qëndruar pranë mamasë së sëmurë. Dy lojtarë të tjerë i kanë kërkuar klubit të largohen drejt familjeve të tyre.

Këkresat e Sami Khedira dhe Miralem Pjanic janë aprovuar nga drejtuesit e kampionëve të Italisë. Të dy mesfushorët kanë dalë negativë në testet e koronavirusit dhe janë bashkuar me familjet e tyre.

Dy raste me COVID-19 janë regjistruar në kampin e “Zonjës së Vjetër”: Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi. Për fat të dy lojtarët gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijojnë shërimin në shtëpitë e tyre. /abcnews.al

 

Pjanic dhe Khedira